Sot seanca për buxhetin e vitit 2018

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 08:27 | Nga

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës sot me fillim nga ora 10:00. Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Pikat e tjera të rendit të ditës për seancën e sotme janë:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme