Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

E përditësuar: Procesi gjyqësor ndaj vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit, e paralajmëruar në ora 09:30, do të mbahet në ora 13:00, ka bërë të ditur avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.

Ai tha për Ekonomia Online se në seancën e sotme pritet të ketë dëshmitarë të rëndësishëm.

“Sot në ora 13:30 në Departamentin Special pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon seanca gjyqësore në rastin Ivanoviq, mund të ketë dëshmitarë të rëndësishëm si dhe kemi të dhëna të reja të cilat mund t’i shpalosim pas seancës në prononcim për ju”, ka thënë Damati për EO.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar

Të ngjashme