Spahiu: Çka i duhej Gërvallës të merrej me Rusinë, kur rend dite ishte Kosova e Serbia – Pse ta imitoni Enver Hoxhën

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara [OKB], ku u shqyrtua raporti i radhës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Për këtë, reagoi analisti Nexhmedin Spahiu, duke dhënë kritika për paraqitjen e saj.

“Çfarë i duhej Ministres Donika Gërvalla të merrej me Rusinë në KS të OKB, kur në rend të ditës ishin Kosova e Serbia? Kur do ta kuptojnë politikanët tanë se nuk është mirë ta imitojnë shokun Enver për t’i dhënë mësim botës?”, ka shkruar ai.

Më tej, Spahiut i ka pëlqyer paraqitja e ambsadorit të Shqipërisë në OKB.

“Për fat të mirë Ambasadori I Shqipërisë në OKB ishte në nivel të detyrës. Mund të ishte më I mirë, por kryesore nuk pat behane.”, ka thënë ai.

Të ngjashme