Spahiu: Njohjen nga Serbia ose duhet ta blejmë, ose ta marrim me zor

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu foli në lidhje me biseden telefonike që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ku ai u shpreh se serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse.

Ai komentoi edhe kërkesën e Borrellit për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin për ndryshime kushtetuese në Serbi , duke e quajtur atë normale.

“Ajo çfarë ka thënë Borrell, është ajo çka do të kisha thënë edhe unë po të kisha qenë në pozicionin e tij, por kjo nuk do të thotë se Qeveria e Kosovës duhet me iu bind. Ai ka bo kërkesë, me ua mundësu sa më shumë, do të thotë është një kërkesë normale, me gjuhën diplomatike”.

Spahiu këtë e quajti një çështje thjeshtë politike, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo është një çështje politike, është një çështje thjeshtë politike, Kushtetuta e Kosovës dhe plan ii ahtisarit nuk ua ka ndaluar pasjen e dy shtetësisë serbëve të Kosovës, ajo nënkupton të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike të atij shteti që e ka shtetësinë, në këtë rast serbëve të Kosovës iu mundësohet të marrin pjesë në jetën politike në Kosovë për shkak të shtetësisë së Kosovës dhe në jetën politike në Serbi, për shkak të shtetësisë së Serbisë”, tha ai.

Vendimin e kryeministrit Kurti, ai e cilësoi si të mirë dhe që sipas tij e çon çështje e Kosovës përpara.

“Ne po diskutojmë aspektin politik se a mundet me e realizu apo jo. Unë them se nëse ky vendim që e ka marrë Albin Kurti, që për mendimin tim është i mirë, e çon çështje e Kosovës përpara, e dëshmon sovranitetin më shumë, por kjo duhet të dëshmohet në vepër, pra kur fjala e kryeministrit dërgohet në vend, e jo nëse ajo shkelet”, u shpreh ai.

Tutje, Spahiu foli edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, duke thënë se atë ose duhet t’a blejmë, ose t’a marrim me zor.

“Njohen e ka në dorë Serbia, njohjen tonë, ne e kemi shpall pavarësinë me 17 shkurt, ne njohjen tonë e kemi bërë, secili vend e ka bërë njohjen e vet, njohja nga ana e Serbisë është në dorën e Serbisë, atë njohje ne ose duhet t’a blejmë, ose duhet t’a marrim me zor, me marr me zor nënkupton se duhet me ia dërgu avionat, me bombardu Beogradin, edhe me shku Vuçiqin me kap për veshi edhe me i thënë, nënshkruje. E meqë se kemi këtë mundësi, për me marr njohje nga Serbia do të duhet ose aleatët tonë me shku me kap për veshi Vuqiçin, ose duhet me bo kompromis, e për kompromis sigurisht duhet të shikohet se çka është e pranueshme”, u shpreh Spahiu.

Të ngjashme