“Spastrimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK tregon se Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit”

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi , përmes një postimi ka reaguar pas zgjedhjes së kryesisë së re të LDK-së.

Ai th se spastrimi i Agim Veliut nga Kryesia e LDK-së është dëshmi që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit.

Ndërsa shtoi që në më pak se dhjetë ditë Abdixhiku i mori disa vendime të gjitha në favor të LVV-së.

“Lumir Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit. Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste”, tha ai.

Krasniqi gjithashtu tha se Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme