Specialisti i Onkologjisë i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se doktor Arben Bislimi, specialist i Onkologjisë i është bashkuar partisë së tij.

Sipas tij doktor Arben Bislimi është profesionist dhe humanist i shquar, si dhe person me virtyte të larta etike dhe njerëzore.

Veseli në një postim në Facebook, ka thënë se për dy vjet qeverisje në shëndetësi kanë bërë më shumë se të tjerët për dy dekada.

Ai ka shtuar se me njerëz kompetentë dhe të pakomprometuar,  do ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i bërë në sektorin e shëndetësisë, ka bërë që shumë profesionistë t’i bashkohen vizionit tonë politik. Edhe doktor Arben Bislimi, specialist i Onkologjisë, iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës dhe i takon gjeneratës që i funksionalizuan shërbimet në Klinikën e Onkologjisë.

Doktor Arben Bislimi është profesionist dhe humanist i shquar, si dhe person me virtyte të larta etike dhe njerëzore.

Për dy vjet qeverisje në shëndetësi kemi bërë më shumë se të tjerët për dy dekada.

Me njerëz kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!

Të ngjashme