Specialja refuzon katër persona që u paraqitën si viktima në rastin ndaj Mustafës

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka refuzuar aplikimin e katër personave që kishin dashur të paraqiteshin si viktima në rastin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Salih Mustafës.

Në njoftimin e publikuar të enjten, Specialja ka bërë të ditur se ka refuzuar aplikimet e tyre për shkak të mungesës së dokumentacioneve të nevojshme.

Në njoftim bëhet e ditur se tre nga katër personat që aplikuan ishin nga e njëjta familje.

Pasi mungonin dosjet e plota, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur të refuzojë aplikimin e tyre. Bëhet e ditur po ashtu se është kërkuar të ruhet identiteti i të katër aplikuesve.

Mustafa ishte i pari person i arrestuar nga Gjykata Speciale. Ai akuzohet për krime lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme