Specialja vetëvendos për ekzistencën e saj

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:02 | Nga

Kuvendi i Kosovës nuk është autoriteti final që vendos përkitazi me shembjen ose jo të Gjykatës Speciale. Fjalën e fundit do ta japë vetë Specialja.

Në këtë gjykatë kanë paralajmëruar të premten se mund ta shqyrtojnë kushtetutshmërinë e secilit vendim të Kuvendit, që mund të ketë implikime për të, shkruan sot Koha Ditore.

“Amendamenti Kushtetues, Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare (Ligji 04/L-274) dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë në fuqi, dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë subjekt i të gjitha këtyre akteve normative”, thuhet në një përgjigje që “Kohës Ditore” ia kanë dhënë Dhomat e Specializuara. “Çdo kërkesë eventuale lidhur me këto akte normative do të mundë të shqyrtohet nga gjyqtarët”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale, kanë juridiksion mbi krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe krime të tjera, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Asambleja Parlamentare e Këshillit tё Evropës.

Dhomat e Specializuara kanë selinë në Hagë, por përfaqësojnë çdo nivel të sistemit të gjykatave nё Kosovë – Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Ato funksionojnë nё bazë të Kushtetutës dhe ligjeve pёrkatёse tё Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme