Spital për trajtimin e fëmijëve – Osmani falënderon Emiratet Arabe, pret bashkëpunim në ekonomi

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 10:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në përurimin e Spitalit të Fëmijëve ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe që mundësuan ndërtimin e këtij spitali me kapacitet prej 100 shtretërish, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, nga tash fëmijët do të kenë një adresë të trajtimit me kapacitetet më moderne, duke shtuar se ky spital simbolizon edhe miqësinë me këtë shtet.

Ajo ka thënë se ky është vetëm fillimi, ngase shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fushat tjera ekonomike.

“Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik”.

“Në atë vit ju vendosët që tu jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të mjekohen e shërohen në modelet me të larta”.

“Në një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzoj çdo herë e më shumë”.

Ndërtimi i të cilit do të kushtojë 20 milionë euro. Ndërtimi i spitalit nga Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Të ngjashme