Sqarim i Zyrës së Presidentit: Vjosa Osmani nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Nga Presidenca kanë sqaruar se Osmani s’ka marrë e vetme 1 mijë euro mëditje, por se kjo shumë është vlera totale e mëditjeve që kanë marrë tetë anëtarë që kanë qenë pjesë e delegacionit zyrtar.

“Gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani nuk i ka marrë  1 mijë euro mëditje. Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh”, kanë thënë nga presidenca.

Tutje, në reagim thuhet se kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare.

 “Do të jemi transparent për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh. Ndaj do të shihet se Kabineti Osmani ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake”, thuhet në reagim.

Të ngjashme