Sqaron LDK: Nuk ka pezullim të diskutimeve me Vetëvendosjen

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka bërë një sqarim lidhur me diskutimet që LDK do t’i bëjë me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e një koalicioni qeverisës.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka shkuar se nuk ka pezullime të diskutimeve me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punese të LDK-së dhe LVV-së për përafrimin e programeve, kurse diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV, do të vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme