Sqaron qeveria: S’ka emërime të reja të zëvendësministrave, janë riemërime

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka sqaruar emërimet e zëvendësministrave, me ç’rast ka bërë të ditur se bëhet fjalë për riemërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.

Përmes një komunikate për media, qeveria ka bërë të ditura vendimet për lirim dhe emërim të zëvendësministrave.

“Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër z. Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën Ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër z. Besnik Berisha”.

Për më tepër, të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme