“Srpska” bëhet parti, kërkesë bëjnë edhe Simiq dhe Jabllanoviq

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 08:48 | Nga

Kryetari i iniciativës qytetare “Srpska”, Sllavko Simiq, ka bërë kërkesë në KQZ për riregjistrimin e Listës Serbe si parti politike me nënshkrimin e 1.650 qytetarëve, në mesin e të cilëve ka deputetë, përfaqësues të Qeverisë e kryetarë të komunave.

Për anëtarin e KQZ-së, Nenad Rikallo, Jabllanoviqin e ndihmoi Isa Mustafa për ta marrë “Srpska”-n.

Lista Serbe e cila në zgjedhjet për pushtetin lokal në nëntorin e vitit 2013 si dhe në zgjedhjet nacionale një vit më vonë, të shpallura nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë si iniciativë qytetare me emrin lista “Srpska”, tani do të shndërrohet në parti politike dhe në zgjedhjet e sivjetme do të garojë si e tillë, pasi që kreu i saj, Sllavko Simiqi, ka bërë kërkesë në KQZ për riregjistrimin e Listës Serbe si parti politike me nënshkrimin e 1.650 qytetarëve, në mesin e të cilëve ka deputetë, përfaqësues të Qeverisë, kryetarë të komunave e të tjerë.

Një kërkesë të njëjtë e ka bërë edhe kryetari tjetër i “Srpska”-s, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ka paraqitur kërkesën me 570 nënshkrime.(Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme