Statovci-Demaj: Italia përkrahëse e zhvillimit të Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 17:11 | Nga

Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, takim ky në të cilin u diskutua për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike deri tek lëvizja e lirë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takim po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve pasi që siç u tha përkrahja e Italisë ka qenë e vazhdueshme dhe duke pasur parasysh agjendën e Kosovës, dhe si prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës është avancimi me agjendën evropiane dhe këtë e kërkojnë qytetarët tanë.

Në një komunikatë dërguar medieve zëvendësministrja Statovci-Demaj njoftoi Ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe sfidat të dala në proces.

Ajo tha se ka pasur zhvillime pozitive në këtë proces dhe Kosova është duke ecur me hapa të duhur me implementimin e MSA-së dhe krahasuar me shtetet e rajonit që kanë kaluar në këtë proces, Kosova është duke qëndruar mirë.

Nga ana e tij, ambasadori Sardi konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht për procesin e integrimit evropian pasi që është një metodë e mirë për kultivimin e së ardhmes së shoqërisë në të gjitha sferat dhe të bashkëjetesës së komuniteteve brenda një shteti.

Zëvendësministrja e falënderoi ambasadorin Italian për përkushtimin e tij personal që të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës, respektivisht në punën që është duke e bërë për të zhvilluar prezencën e investitorëve Italian në Kosovë.thumbnail_IMG_0713 thumbnail_IMG_0721

Të ngjashme