Stavileci: Molliqaj njëherë në spital, e pastaj në burg!

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 16:38 | Nga

Kanë vazhduar replikat dhe akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit, në rrjetet sociale ndërmjet Blerand Stavilecit të PDK-së dhe Dardan Molliqajt të Vetëvendosjes.

Stavileci i ka thënë deputetit të zgjedhur të VV-së, të cilin e quan “Mollotoviq”, se vrasësit i kanë brenda subjektit të tyre.

“I keni detyruar bashkëpartiakët, jo vetëm të organizojnë atentate terroriste, por edhe t’ia marrin vetes jetën. Ky është kursi i juaj, doktrina kurtoviçiane…Kështu jeni ju: me gjak dhe mbi gjak synoni të merrni pushtetin”, ka shkruar mes tjerash Stavileci.

Sipas tij, Molliqaj ka nevojë fillimisht për trajtim psikiatrik e më pastaj duhet të shkojë në burg.

POSTIMI I PLOTË:

Mollotoviq, vrasësit i keni brenda llojit tuaj. Dihet botërisht truprojës së kujt i janë gjetur armë me të cilat janë kryer vrasje pas luftës. Këtë e dinë edhe prokuroria, por në rrethana të çuditshme në komunikacion edhe ky truproja pastaj e humbi jetën. Ndërsa, ty nuk do ishte keq të të ftonte prokuroria për t‘iu treguar kush tjetër paska bërë vrasje…

Por, si kriminel që je, ti din veç me leh dhe me i shti të tjerët, ashtu siç i keni detyruar bashkëpartiakët, jo vetëm të organizojnë atentate terroriste, por edhe t’ia marrin vetes jetën. Ky është kursi i juaj, doktrina kurtoviçiane.

Kështu jeni ju: me gjak dhe mbi gjak synoni të merrni pushtetin!

Ky është fundamenti i doktrinës kurtoviçiane.

Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës!

Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e vënies së bombës në RTK dhe për atentatin ndaj familjes së drejtorit të RTK-së!

Ti si kriminel ordiner dyshohesh si përgjegjës edhe për shpëlarje të parave të korrupsionit dhe shitjes së lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës!

Ti je haraçaxhi, që i ke çuar drejt falimentimit me shantazhe shumë biznesmenë, që edhe mercenarët e tu për të djegur e shkatërruar në protestat e dhunshme i ke detyruar t’i paguajnë.

Jemi vendi më i izoluar pikërisht për shkak të veprimeve tuaja terroriste dhe manipulimit me kauza të rrejshme.

Ju jeni ata që i keni privatizuar edhe fabrikat e tokat bujqësore. Bashkëpartiakë të tu janë ata, të njohur për mbarë opinionin.

Ju, shokët e Veselinoviqëve i keni edhe në Vetëvendosje dhe i keni kandiduar madje edhe në Mitrovicë. Ish kandidati juaj, i cili deri pas luftës as shqip nuk ka folur, është mik shtëpie i tij.

Edhe sistemin e drejtësisë ju e keni kapur. Ti, kriminel, që shënjestron me emra e mbiemra prokurorë e gjyqtarë. Mbetjet e ish regjimit serb, nënat dhe baballarët tuaj, u patën sistemuar si kuadro menjëherë pas luftës nga UNMIK-u, sepse patriotët përndiqeshin dhe nuk kishin sesi të shkolloheshin asokohe. Sikur mos ta kishit kapur, tash ti do ishe duke reflektuar për krimet e juaja brenda në burg!

Natyrisht, ti, kriminel, njëherë në spital e pastaj në burg!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme