Stavileci: PDK me numrin më të madh të asamblistëve në vend

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 11:55 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka konfirmuar sot se, me 216 asamblistë, pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, ky subjekt ka fituar numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi.

Ai është shprehur se PDK pret rezultate edhe më të mira.

“Doli ajo që e thamë. Kemi numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi. Reformat puna dhe angazhimi prodhuan rezultate. Falemnderit të gjithëve për besimin e dhënë! Vazhdojmë me punë të mira, presim rezultate edhe më të mira. Orientimi pozitiv, konstruktiv, shtetzhvillues e properëndimor, mbi të gjitha”, ka shkruar Stavileci në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme