Stavileci: Seanca e ftuar nga opozita, absurde

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 08:05 | Nga

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, e ka vlerësuar absurde seancën e jashtëzakonshme parlamentare të thirrur për të martën nga opozita për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e pafalshme për opozitën që ta shtrojë për debat ndarjen e Kosovës në Kuvend.

Sipas tij, subjektet opozitare po e legjitimojnë këtë temë kur kjo çështje nuk është temë e dialogut Kosovë – Serbi.
Stavileci ka deklaruar se është e panevojshme që Kuvendi të nxjerrë rezolutë për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës kur atë e garanton Kushtetuta e Republikës.

Duke folur për idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, përmes të cilit synohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ai ka thënë se PDK-ja do të ishte e lumtur që nëse në fund të këtij procesi negociator, Lugina do t’i bashkohet Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme