Stefanoviq i përgjigjet Pacollit: Vuçiqit i pëlqen të jetë moler, por s’është kriminel si ti dhe shefat tuaj

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk duhet të luajë rolin e molerit në lojën lindje-perëndim.

Duke iu përgjigjur Pacollit, Stefanoviq ka thënë për Tanjugun se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dëshirë të bëjë punën e molerit

 “Vuçiqit i pëlqen të bëjë punën e molerit, por është vrasës, dhunues dhe kriminel lufte, siç është Behgjet Pacolli dhe shefat e tij”, ka thënë Stefanoviq, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalet me retorikat agresive ndaj Kosovës.

 “E ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”, ka thënë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme