Stefanoviq i reagon Osmanit pasi tha se nëse ushtria serbe e kalon kufirin, do të pritet nga ushtarët amerikanë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes serbe, Nebojsa Stefanoviq i ka reaguar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “nëse Ushtria Serbe përpiqet të kalojë kufirin me Kosovën, ajo do të përballet me ushtrinë amerikane dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s”.

Stefanoviqi lidhur me këtë tha se se nuk ka kufi me Kosovën, transmeton Reporteri.net.

“Ekziston vetëm një vijë administrative me krahinën tonë jugore, e cila është një ndryshim i madh,” tha Stefanoviç në një deklaratë për Tanjug.

Të ngjashme