Stefanoviq: Mentorët të tregojnë, e jo Prishtina, se nuk do ta bëjnë Asociacionin

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 14:29 | Nga

Nëse qëllimi i Prishtinës është të bllokojë negociatat në Bruksel në një mënyrë shumë të papërgjegjshme, dhe kurrë të mos vie deri te formimi i Asociacioni, dhe këtë nuk duhet ta thënë funsionarët e Prishtinës por  mentorët e tyre që i mbështesin më fuqishëm në përpjekjet e pavarësinë e Kosovës,.

Kështu tha sot ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

I pyetur për vendimin e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për tërheqjen e platformës parlamentare, si dhe vendimin që Prishtina nuk duhet të marrë pjesë në dialogun për Asociacionin të premten, Stefanoviq tha se “në periudhën e kaluar kemi patur rastin të shohim se përfaqësuesit e autoriteteve të Prishtinës kryesisht nuk veprojnë në mënyrë të pavarur dhe se për shumicën e operacioneve, veprimi kishte një pëlqim të heshtur ose të drejtpërdrejtë të disa fuqive të mëdha”, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme