Stefanoviq: Si do të zhvillojnë tani negociata të besueshme Thaçi dhe Vuçiq?

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Borko Stefanoviq që njëherit ishte kryenegociator i Serbisë në bisedimet me Kosovën ka thënë se “pas ngritjes së aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi, lind pyetja se si Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë negociata të besueshme”.

Ai gjithashtu tha se “si administrata amerikane mund të zhvillojë bisedime për një plan të panjohur për të zgjidhur çështjen e Kosovës me një njeri të akuzuar për krime lufte nga njëra anë dhe një njeri që është një autokrat i provuar pa media të lira, zgjedhje dhe Kuvend, nga ana tjetër”.

Siç u njoftua nga partia e tij, SSP, Stefanoviq tha se kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që Thaçi vendosi të mos udhëtojë në Washington për negociata.

Sipas tij, “problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet me marrëveshje të paqarta dhe gjysmë të fshehta midis atyre të akuzuar për krime lufte dhe autoktonëve të ekskomunikuar dhe ish-nxitësve dhe fituesve të luftës”.

Pas Thaçit, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, i cili ishte planifikuar të mbahej të shtunën më 27 Qershor, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme