Stojanoviq: Deputetët e Lëvizjes Socialiste të padenjë për të përfaqësuar popullin serb

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 14:47 | Nga

Pjesëmarrja e disa deputetetëve serbë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tregoi se argumentet tona për çështjen e Lëvizjes Socialiste dhe vazhdimin e politikës së Partisë Liberale Serbe janë të sakta, ka thënë zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.

“Është për të ardhur keq që të keni pak forcë dhe iluzion në lidhje me subjeketet politike dhe të jeni të gatshëm që të hiqni dorë nga çdo gjë që është e rëndësishme për popuillin tonë dhe të pështyni në fytyrën e të gjithë njerëzve tanë që u penguan të kthehen në Mushtishtë”

“Ndaj të gjithë atyre që janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre pronësore për shkak të ligjit për verifikimin e pasurive, të gjithë punonjësit e Trepçës, të gjithë neve që jetojmë në Kosovë dhe dëshirojmë që ta formojmë Asociacionit e komunave serbe. Kishës Ortodokse Serbe e cila nuk mund të ketë qasje në objektet e saj fetare”

“Por kjo nuk ju intereson juve, juve ju intereson të keni pak fuqi sespe keni qenë dhe mbeteni të vegjël”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme