Stoltenberg: Kosovës i duhet një zgjidhje politike

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se kjo aleancë mbështet fuqishëm dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka thënë se për këtë proces duhet të gjendet një zgjidhje politike.

Stoltenberg në një intervistë për mediumin serb TV Pink, ka theksuar se NATO ka raporte të shkëlqyera me Serbinë dhe respekton vendimin e saj që ka marrë për të mos qenë anëtare e kësaj aleance, përcjell Klan Kosova.

“Në fuqishëm e mbështesim dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ashtu sikurse edhe të gjitha përpjekjet që çojnë në reduktimin e tensioneve dhe zgjidhjen e keqkuptimeve. Duhet një zgjidhje politike. Ky dialog përcillet nga afër prej Bashkimit Evropian dhe NATO ka qenë pjesë e nismës që ka çuar te ky dialog. Ne vazhdojmë ta përcjellim dhe ta mbështesim dialogun”, ka thënë Stoltengerb.

Për vendimin e shtetit serb për të mos qenë pjesë e NATO-s, Stoltenberg ka thënë: “Ne respektojmë çdo vendim të një shteti sovran nëse do që të hyjë në NATO ose jo. Kemi raporte të shkëlqyera me Serbinë dhe ne respektojmë vendimin e tyre për të mos qenë anëtar të NATO, por që ne duam të jemi partnerë. Kjo është e mirë për Serbinë, është e mirë edhe për NATO-n”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme