Stoltenberg pas bisedës me Hotin: Mirëpres progresin në dialogun Prishtinë Beograd

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për arritjen e zgjidhjes afatgjatë në rastin e Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtë e ka thënë pas bisedës që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Fola me Avdullah Hotin rreth rëndësinë së ruajtjes së sigurisë nga NATO dhe KFOR dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë”, është shprehur ai përmes Twitter.

“Mirëpres progresin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit si mënyra e vetmja për arritjen e zgjidhjes politike afatgjatë” .

Të ngjashme