Stoltenberg shprehet i zhgënjyer për situatën me targat, thotë se NATO mbetet vigjilent

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer  për mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar.

Tutje Stoltenberg ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget  dhe se  tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.

“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar ai.

Stoltenberg ka thënë se NATO mbetet vigjilent.

Të ngjashme