Stoltenbergu, Vuçiqit i drejtohet “president” kurse Haradinajt “zotëri”

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 00:23 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të së mërkurës të ministrave të Jashtëm të NATO-së, ka kontaktuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilëve iu ka bërë thirrje për qetësi dhe që t’i shmangin veprimet provokative të dyja palëve.

Por këto dy palë nuk janë trajtuar barabartë nga Stoltenberg.

Ai i është drejtuar Vuçiqit me “President” ndërkaq kryeministrit kosovar, Haradinaj, i drejtohet vetëm me “Zotëri”, pra duke mo e njohur Kosovën si shtet.

“Sot kam thirrur të dy, Presidentin Vuçiq dhe zotëri Haradinajn për t’i njoftuar për rezultatin e takimit të së mërkurës. Theksova se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajte dhe që të shmangin çdo lloj qëndrimi provokativ apo veprim”, thuhet në kumtesë.

“Me zotëri Haradinaj, ngrita planin e ecjes përpara me transformimin e FSK-së në ushtri. Theksova se një veprim i tillë është i paarsyeshëm dhe që shkon kundër këshillave të NATO-s dhe aleatëve dhe që mund të ketë pasoja negative për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ripërsërita se për ndryshimin e mandatin të FSK-së, NATO-s i duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në”.

“Kam folur gjithashtu me Presidentin Vuçiq mbi nevojën e shmangies së tensioneve të tanishme. Ju rikujtova të dyve se dialogu  i ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beograditr mbetet rruga e vetma për të sjell paqe dhe stabilitet në rajon. NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, që është i mandatar nga Kombet e Bashkuara”.

Të ngjashme