Subjektet dorëzojnë listat në KQZ, nuk ka befasi

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Janë dorëzuar të gjitha listat e partive politike lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë. PDK dhe LDK shkojnë të vetme në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje edhe zyrtarisht shkojnë të vetme në zgjedhje.

Dokumentet janë duke u dorëzuar dhe nuk pritet ndryshime sa i përket koalicioneve të reja.

Siç dihet edhe tash AAK-PSD do të jenë në koalicion parazgjedhor si dhe Nisma-AKR po ashtu.

Afati i fundit i dorëzimit të koalicioneve nga partitë politike është ora 24:00

Të ngjashme