Subjektet politike paguajnë gjobat ndaj PZAP-it (dokument)

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 18:11 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 11 qershor 2017, ka caktuar gjoba ndaj subjekteve politike me shumën prej gjithsej 348, 900,00 euro.

Në dokumentin e siguruar nga Ekonomia Online, sot deri në orën 16:00, subjektet politike të cilat kanë qenë të dënuara dhe që kanë paguar gjobat janë: Koalicioni PDK-AAK-Nisma: 158 000, 00 euro, Koalicioni LDK, AKR, Alternativa: 71, 700 euro, LVV: 62 600 euro, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP): 8,400 euro, Progresivna Demokratska Stranka: 2,600 euro, Partia Fjala: 2,600 euro, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI):1,200 euro, Koalicioni VAKAT: 1,200 euro.

Gjithsej gjoba të paguara janë 343, 900 euro, shkruan në dokument.

Subjektet politike të cilat kanë qenë të dënuara dhe që nuk i kanë paguar gjobat janë: SLS: 3.800 euro dhe partia Demokratike e Unitetit  1.200 euro. Gjithsej gjobat e papaguara janë 5, 000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme