Rufki Suma e quan të drejtë vendimin e PZAP-ës

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma në një përgjigje me shkrim për ekonomia Online, e ka quajtur të drejtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotim.

“Unë mendoj që është një vendim i drejtë që e ka marrë PZAP duke u bazuar në deklaratën tonë dhe në pranimin nga vetë kandidati që ka vizituar të gjitha vendvotimet ditën e zgjedhjeve që është në kundërshtim me ligjin se ligji në fuqi nuk lejon asnjë kandidat që të hyjë nëpër vendvotime ditën e zgjedhjeve. Besoj që do të dalë fitues megjithatë qytetarët janë ata që do të vendosin

Suma pret që të dalë fitues dhe ta udhëheq prapë komunën e Hanit të Elezit, pas rivotimit.

Të ngjashme