Supremja e la jashtë Kuvendit, vjen reagimi i parë nga Adriana Hoxhiq

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës.

Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.

“Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam ,e të vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marr një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë  dal dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

Ajo tha se është humbur mundësia që të krijohet një frymë e re në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme