Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të mos urdhëruar KQZ-në për numërimin edhe të 392 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora, raporton Koha.net.

Vetëvendosje, u ankua që Supremja të vendosë njësoj sikur në rastet e mëparshme, kur urdhëroi numërim të pakove që erdhën me vonesë nga diaspora.

Të ngjashme