Surroi: Pandemia duhet të jetë prioritet para politikës

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, thotë se politikanët në Kosovë do të duhej të bënin një pakt politik që çështjet politike të mos trajtohen derisa të kalojë pandemia.

Surroi në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuae se me çështjet politike mund të vazhdohet pas tejkalimit të pandemisë.

“Në kushte më të mira, në vend me rrethana politike më të mira, do të ishte një tryezë e rrumbullakët e cila do të ftohej në nivel partish, ose me ftesë të presidentit dhe të tjera, ku do të merreshin vesh në një marrëveshje ‘gentlemene’. Kjo do të duhej të ndodhte, në demokraci duhet të ketë një ‘fair play’.

“Covid 19 është çështje prioritare, me të duhet marrë, partitë duhet të dëshmojnë një lloj lojaliteti ndaj këtij vendi të thonë këtë e kemi përparësi dhe me këtë duhet të merremi. Në momentin kur do të mund të përcaktojmë si mund të shkojmë tutje, do të shkojmë tutje”, tha Surroi.

Të ngjashme