Sveçla e Gjuriqi tani fotografohen në konferencë, dje ishin në restorant

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Organizata Joqeveritare “Këshilli për Qeverisje Përfshirëse” ka publikuar fotografitë e takimit me zyrtarë nga Kosova e Seria, ku Xhelal Sveçla e Marko Gjuriqi sërish shihen në një tavolinë në konferencë.

Përveç Sveçlës në këtë takim nga Kosova të pranishëm ishin edhe Arban Abrashi nga LDK-ja dhe Ardian Gjini nga AAK-ja.

Në fotografitë e publikuara nga kjo organizatë shihet se Xhelal Sveçla dhe Marko Gjuriq janë të ulur përballë njëri-tjetrit.

Po ashtu, ajo që mund të vërehet është se fotografitë e publikuara dje janë në një sallë tjetër, përkatësisht në një prej restauranteve të ndërteses 15-katëshe në hotel, e jo në dhomën e konferencës.

Në opinionin publik ka pasur reagime të shumta pas publikimit të fotove, duke marrë parasysh se VV ka qenë më e zëshmja për t’i kritikuar të tjerët sa i përket takimeve me zyrtarët serbë, shkruan Gazeta Metro.

Të ngjashme