Sveçla e procedoi Projektligjin për Zyrtarët Publik, Tahiri thotë se “s’duhet të kalojë assesi”

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas procedimit të Ligjit për Zyrtarët Publik nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tahiri, këtë projektligj e ka quajtur sulm mbi administratën shtetërore dhe “kundër gjithçkaje që është arritur me BE-në”.

“Duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike”, ka shkruar ai.

“Ky Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma në dekadën e fundit”, ka shtuar Tahiri.

Sipas tij, ministri Xhelal Sveçla dëshiron ta bëjë kështu një “fshisë të hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore”.

“Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi!”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme