Sveçla inkurajoi institucionet për zbatimit e ligjit, ndaj të gjithë shkelësve

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

U.D, i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot është  njoftuar nga Inspektorati Policor i Kosovës  për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, ku zyrtari në fjalë nuk i ka përfillur urdhrat  e vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Coronavirusin.

Si u.d ministër inkurajoi të gjitha institucionet për zbatimit e ligjit, ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të Qeverisë.

Inspektorati Policor i Kosovës më ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.


Si u.d ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të Qeverisë.

Policët e Kosovës duhet të jenë garant i zbatimit të ligjit dhe shkelje të tilla në këtë kohë janë një model i keq edhe për qytetarët e Kosovës, të cilëve po u bëjmë thirrje të vazhdueshme për të ndjekur udhëzimet e institucioneve të Kosovës.

Ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.
Policia e Kosovës po bën punë të jashtëzakonshme këto ditë. Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në vijën e parë të frontit në këtë kohë pandemie. Nuk do të lejojmë që askush dhe për asnjë arsye të njollosë punën e jashtëzakonshme që po bëjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme