Sveçla lavdëron Policinë për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Xhelal Sveçla tha se  shumicën e kohës kanë punuar në menaxhimin e pandemisë së Coronavirusit. Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar në menaxhimin e pandemisë por edhe e ka vazhduar misionin e saj në luftimin e dukurive kriminale, raporton Ekonomia Online.

“Tërë periudha e 100 ditëshit të raportimit të ministrisë së Punëve të Brendshme ka shkuar në luftimin dhe parandalim  e COVID-19. Hapat e parë në përgatitje e sipër janë reflektuar në planin e reagimit kombëtarë. Është ngritur Qendra Operative e MPB-së, qendra punon 24/7 , është përgjegjëse për koordimnimin e institucioneve relevante. Deri më 30 prill ka pranuar mbi 21 mijë emaile dhe është përgjgjur në mbi 400 thirrje janë dhënë,  mbi 300 leje qarkullimi të cilat kanë qenë staf esencial i institucioneve,  partive politike,  organizatave të shoqërisë cilive”tha ai.

Ai ka thënë se ndonëse me kapacitet të zvogëluar MPB e ka vazhduar punën dhe  është bërë realizimi i planit të qeverisë për 2020.

“Edhe pse policia në kapacitetin e plotë ka vepruar në ka menaxhimin e pandemisë ka kryer edhe detyrën e saj”, tha ai.

Sveçla ka bërë me dije se Ministria ka funksionalizuar sistemin elektronik për regjistrimin e automjeteve, ka përgatitur serverin për kartoteka për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Të ngjashme