Sveçla: Mjekë nga Serbia po e ndihmojnë Kosovën

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Kosova po përballet me pandeminë koronavirus, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 140 teksa një person humbi jetën e 16 nga të infektuarit arritën të shërohen.

Pavarësisht ekipeve të shumta mjekësore kosovare të cilat po funksionojnë në çdo anë të Kosovës, Serbia ka dërguar në Kosovë personel shëndetësor që të ofrojnë shërbimet e tyre shëndetësore nëpër komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në linjë direkte në RTV Dukagjini tha se një staf mjekësor ka ardhur në mënyrë vullnetare për të shërbyer në Veri të Mitrovicës.

”Një staf mjekësor vullnetar ka ardhur në Kosovë të cilët po shërbejnë dhe ndihmojnë në veri të Mitrovicës”, tha Sveçla.

Të ngjashme