Sveçla për veriun: Situata e tensionuar, jemi në koordinim me ndërkombëtarët

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 12:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se situata në veri është e tensionuar, por e menaxhueshme.

Sveçla, në një konferencë për medie shtoi se çështja e targave dhe vendimi i Qeverisë ka shkaktuar një pakënaqësi të strukturave kriminale në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai pohoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në vend.

“Situata në veri është e tensionuar jo për shkak të institucioneve qeverisëse të Republikës së Kosovës dhe jo për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe legjitimitetit të këtyre vendimeve. Por, se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje”.

“Prej ardhjes në qeverisje ne kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi luftuar kontrabandën jashtëzakonisht suksesshëm atje për çka jemi përgëzuar nga aleatët tanë dhe kjo është njëra nga arsyeja dhe tjetra është propozimet për marrëveshje që nuk janë të pranueshëm për Serbinë dhe këto grupe ekstremiste përdorën për opinionin publik dhe në çështje tjera”.

“Prandaj, targat janë marrë si pretekst por është vendim i ligjshëm që është pranuar nga BE-ja dhe ambasadorët e Quint-it. Rezistenca e këtyre grupeve here ka qenë e armatosur ku dihet se ka pasur 11 sulme ndaj policëve kosovarë gjatë kësaj kohe dhe herë ka qenë e veshur me një petk politik që është marrë nga Beogradi drejtpërdrejt”.

“Të gjitha këto kanë shkaktuar një situatë tensioni që është duke e menaxhuar në mënyrë të mirë nga institucionet duke u koordinuar me institucionet ndërkombëtare si EULEX-in dhe KFOR-in” tha Sveçla.

Lexo më shumë:

Të ngjashme