Sveçla priti në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim si dhe Përfaqësuesen Rezidenciale të UNDP-së në Kosovë

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri Sveçla priti në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim si dhe Përfaqësuese Rezidenciale të UNDP-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur  në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson,  si dhe Maria Suokko- Përfaqësuesen Rezidenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Me këtë rast, ministri Sveçla ka falënderuar koordinatoren për Zhvillim e OKB-së, Richardson  si dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Suokko për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Richardson dhe Suokko kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MPB-së edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme