Sveçla: Qeverinë Kurti e rrëzuan Thaçi, LDK-ja, Grenelli dhe Serbia

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ishin Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell dhe Lista Serbë ata që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sveçla ka thënë se kur po i përmend këta emra nuk po flet për një aleancë, por për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë.

“Kanë qenë një numër faktorësh, Thaçi, Mustafa, Grenell, Lista Serbe. Unë po flas për një listë faktorësh”.

“Është e vërtetë që gjithë këta katër që i përmenda kontribuan në rrëzimin e Qeverisë. Nuk mendoj se është korrekte që të bëhet një ndërlidhje drejtpërdrejt SHBA-Serbi – nuk po flasim për aleancë, po flasim për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë”.

Të ngjashme