Sveçla takohet me përfaqësueset e OKB-së dhe UNDP-së në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë dhe përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, MariaSuokko.

Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit pas shpalljes së pandemisë me Covid 19, për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNDP-ja,përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

Gjatë takimit u vlerësua partneriteti me këto organizata dhe në veçanti u diskutua për ndihmën që mund të ofrojnë këto organizata për pajisje mjekësore mbrojtëse për Policinë e Kosovës, Ekipet e Emergjencave dhe mjekët.

Ministri Sveçla theksoi Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është duke punuar me të gjitha kapacitetet e saja, ku është aktivizuar edhe Plani për Reagim Kombëtar. Ai tha se po bashkërendohen të gjitha aktivitetet me të gjitha institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, në menaxhimin e kësaj situate, që krahas ruajtjessë shëndetit të përgjithshëm publik, është shumë e rëndësishme edhe siguria  e qytetarëve në përgjithësi.

Ndërsa përfaqësueset e OKB-së dhe NDP-së në Kosovë, shprehën gatishmërinë për të mbështetur institucionet e vendit me të gjitha mundësitë që kanë dhe njëkohësisht vlerësuan lartë institucionet e Kosovës në menaxhimin me profesionalizëm të kësaj situate.

Të ngjashme