Sveçla tregon për ndryshimet e Projektligjit që kanë të bëjnë me racionalizimin e Agjencive të Pavarura

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, raporton Ekonomia Online.

Ai tha Qeveria e ka miratuar projektligjin në fjalë dhe është sjellë në kuvend.

“Me këtë projektligj akademia planifikohet të bartet nga kuvendi në sistemin gjyqësor te këshilli drejtues. Sa i përket agjencisë për ndihmë juridike duhet të bartet nga kuvendi te ministria e drejtësisë. Element tjetër është i statusit të agjencisë, që shndërrohet në agjenci ekzekutive. Element tjetër është edhe çështja e ankimimit. Agjencia për komplekse memorialë i baret nga kuvendi në ministrinë kulturës”, tha ai.

Të ngjashme