S’votohet Projektligji për RTK-në, i kthehet Qeverisë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 11:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë Projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës (RTK), raporton Ekonomia Online.

Projektligji iu kthye propozuesit si pasojë e mungesës së votimit nga deputetët.

Ndërsa Kuvendi votoi një varg Projektligjesh që ndërlidhen me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

  • Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, me 56 vota pro, 9 abstenime;
  • Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, me 55 vota pro, 9 abstenime;
  • Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me 53 vota pro, 9 abstenime;
  • Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bibliotekat, me 53 vota pro, 9 abstenime;
  • Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me 54 vota pro, 9 abstenime dhe
  • Projektligji nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport, me 52 vota pro, 10 abstenime.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Friday, November 2, 2018

Të ngjashme