S’votohet Propozim-rezoluta lidhur me vendimet e ministrit Rikalo

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 12:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 52 kundër, 38 për dhe 4 abstenime nuk ka kaluar Propozimi-rezoluta nga Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve, grante dhe subvencione.

Ndërkaq nuk janë miratuar as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 dhe  Raporti vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017, raporton Ekonomia Online.

Derisa votat e nevojshme kanë marrë: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”; Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje; Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; Raporti vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017; Raporti vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017; Raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017; Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017.

Në mungesë të kuorumit, nuk ka kaluar Raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme