S’votohet rezoluta që i ndalon Thaçit të bisedojë për korrigjim, nuk kalon asnjë projektligj

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 11:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë është hequr sërish nga rendi i ditës për votim me kërkesë të këtij grupi parlamentar.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se kërkon të hiqet nga rendi i ditës ky votim për shkak të dakordimit për tekstin e rezolutës me grupet parlamentare.

“Ne si grup parlamentar mendojmë se mundemi me u dakorduar për një tekst të rezolutës dhe si grup parlamentar mund te flasim me shefat e grupeve me u dakorduar dhe kërkoj të hiqet nga rendi i ditës”, tha Sejdiu.

Në rend ditë në këtë seancë janë pikat e pa përfunduara nga seancat e mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor.

Në mungesë të kuorumit nuk u votua Projektligji për transmetuesin publik të Kosovës, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ai për Automjete, raporton EO.

Përderisa nuk u shqyrtuar për herë të dytë Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, për shkak të mungesës së 2/3 të votave të komuniteteve.

Deputetë për të votuar nuk pati as për votimin e Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017.

Por as për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore.

As Shqiprim Pula, nuk u shkarkua nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:

1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
11. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
12. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
13. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,
15. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
16. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
21. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
22. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
23. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
24. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

 

DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018

Posted by EkonomiaOnline on Friday, November 23, 2018

Të ngjashme