Syla: Badihava flasim, Kurti pritet me brohoritje edhe kur ka zero rezultat

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në fazëen aktuala badihava flitet kundër Kurtit, sepse ky i fundit pritet me brohoritje edhe kur ka zero rezultat.

Ai gjithashtu tha se ndoshta edhe mund të jetë gabim rreth qëndrimeve të tij kundër Kurtit.

“Jemi në një fazë kur edhe badihava flasim, pra Kurti pritet me brohoritje edhe atëherë kur ka zero rezultat”, është shprehur Syla.

Tutje, Syla tha se Kurti ndoshta edhe do ta gjunjëzojë Serbinë, por edhe Gjermaninë e Francën.

“Ndoshta do ta befasojë Vuçiqin dhe do ta gjunjëzojë Serbinë, madje edhe Gjermaninë e Francën. Ndoshta ne të gjithë mund të jemi gabim”, ka thënë Syla.

“Ndoshta Kurit është ndonjë ‘superman’ që do t’i zgjidhë këto çështje”, shtoi Syla.

Të ngjashme