Syla: Fitore e Pirros për Kurtin, i duhen edhe 3 parti

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Valon Syla, e ka quajtur “Fitore të Pirros”, fitoren e Kurtit duke theksuar se ky i fundit do ta ketë  të vështirë të krijojë qeveri pa të paktën tri parti të tjera.


Duke folur në Klan Kosova, Syla ka thënë se ndonëse nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, VV do të fitojë “për një fije peri”.

“Unë mendoj që do të jetë një fije peri për VV’në që të jetë fitore, një fitore e Pirros.  I cili do ta ketë shumë të vështirë edhe të jetë kryeministër edhe të jetë qeveri, kjo pasi partitë tjera do ta kërkojnë vendin e kryeministrit”, tha ai.

Tutje, Syla ka përmendur rastet e njëjta, si ajo me Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçi.

“Raste të njëjta kemi pas edhe me Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin. Kurti do ta ketë të vështirë të krijojë qeveri të paktën pa tri parti shqiptare”, përfundoi ai.

Të ngjashme