Syla: Fitore, pyete Kryeministrin tënd se ku i jeton familja dhe ku i shkollohet fëmija i tij?

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kundër deklaratave të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

Ky i fundit, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se për Pacollin, Shqipëria është vend i huaj, ku siç thotë Syla, nëna e Haradinajt është shëruar në Shqipëri.

Postimi i tij:

Sipas deputetes Pacolli, Shqipëria qenka vend i huaj. Ajo na ishte shqetësuar me faktin se Nëna e dy Heronjve, ashtu si shumë të plagosur të UÇK-së dikur, ka pasur trajtim mjekësor atje. Shqipëria për LVV qenka diçka “jashtë vendit”.

Fitore, pyete Kryeministrin tënd se ku jeton familja e tij dhe ku shkollohet fëmija i tij?

Të ngjashme