Syla i drejtohet Apostolovas: Mbaje distancën

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla i ka reaguar shefes së Zyres së BE-së, Nataliya Apostolova.

Apastolova ka reaguar për rastin e mbrëmshëm me Vjosa Osmanin, duke thënë se të gjithë duhet të përmbahen nga dhuna në Kuvend e sidomos ndaj një gruaje që është kryetare e Kuvendit. 

Deputeti Syla e ka ftuar Apostolovën të ‘mbajë distancë’, duke i thënë se Vjosa është motra jonë.

“Znj. Apostollova mbaje distancën. Vjosa është motra jonë”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme