Syla: I papranueshëm anashkalimi i luftëtarëve të papunë nga pakoja qeveritare, propozoj 100 euro në muaj shtesë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka bërë thirrje që shteti t’u dalë në ndihmë luftëtarëve të UÇK-së që jetojnë në kushte të rënda dhe vetëm me pensionin prej 170 eurosh.


Syla ka thënë se ata ishin në vijën e parë kur vendi kishte nevoje. Ai ka thënë se anashkalimi i tyre nga pakoja qeveritare, nuk arsyetohet.Ai ka bërë thirrje që atyre t’u jepen të paktën nga 100 euro shtesë për këto dy muajt e krizës.


Reagimi i plotë:


Luftëtarëve ju duhet ndihma e shtetit
Me mijëra luftëtarë të UÇK-së, jetojnë në kushte të rënda dhe vetem me një pension prej 170 euro.


Ata ishin në vijën e parë, kur iu deshën vendit. Nuk kursyen asgjë nga vetja.
Asokohe shumica të rinj, tani shumica familjarë, me fëmijë e prindër, që të gjithë të papunë.


Anashkalimi i tyre nga pakoja qeveritare, nuk arsyetohet.
Propozoj që të paktën 100 euro shtesë për këto dy muaj, kur po kalojmë në një krizë pandemike, e kur shpenzimet janë shtuar.
Luftëtarët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën e shtetit që e ndërtuan me djersën e mundin e tyre.

Të ngjashme